Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Miriam Cani është ndër femrat që më së shumti komentohet për thjeshtësinë dhe origjinalitetin që sjellë.

Publiku e do shumë dhe gjithmon e komplimenton me fjalët më të mira, shkruan “Kosovarja”.

Ajo dhe bashkëshorti saj Alban Skënderaj konsiderohen çift model për shkak të raporteve që kanë mes vete e që me pozitivitet e përçojnë tek të tjerët.

Të dy janë mjaftë aktiv në rrjetet sociale dhe ndajnë vazhdimisht imazhe nga aktivitetete e tyre si nga karriera ashtu edhe nga përditshmëria.

Sot një imazh të bukur ka publikuar Miriami bashkë me vajzën e saj në krah. Si çdo fotografi tjetër edhe kjo u pelqye shumë dhe u komentua nga ndjekësit në Instagram.

Një koment që mori vëmendje ndërkohë që dihet se këngëtarja është shtatëzënë, ishte që mund t’ia rrezikonte shtatëzaninë vajza derisa ajo e mbante në krahë.

“Ta shtypi bebin o Miriam”, ishte komenti nga një ndjekës në Instagram. E natyrshme që publiku që e do të shqetësohet, mirëpo sigurisht që edhe këngëtarja I ka parashikuar mirë gjërat./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË