Edhe viti 2019, shobizin e karakterizon me ngjarje nga më të ndryshmet.

Këngëtarët tanë gjatë gjithë vitit kanë qenë shumë aktiv me publikimin e projekteve të reja muzikore, shkruan lajmi.net.

Disa kanë preferuar të sjellin solo-projekte, e disa të tjerë bashkëpunime, përfshirë këtu edhe bashkëpunimet me artistë ndërkombëtarë.

Pavarësisht sukseseve që u komentuan lidhur me këngët, artistët u komentuan shumë edhe për jetën private e shumë gjëra të tjera.

Një element që komentohet shumë janë raportet që këngëtarët kanë me njëri-tjetrin, ngase janë në fokus të syrit të publikut e medieve.

Disa prej të famshmëve kanë lëkundur marrëdhëniet gjatë këtij viti, e kjo u bë për shkaqe të ndryshme.

Shyhrete Behluli dhe Motrat Mustafa

Bujë të madhe në shtyp në 2019 bëri edhe lajmi se Motrat Mustafa dhe Shyhrete Behluli kanë prishur raportet.

‘Mollë sherri’ mes këtyre artisteve është bërë një këngë, saktësisht ideja për temën e asaj kënge.

Motrat Mustafa akuzuan Shyhrete Behlulin se ia ka marrë idenë e këngës dedikim për nënën.

Pasi, ato deklaruan se kishin biseduar me të për këtë projekt, në klipin e të cilit kishin në plan ta merrnin edhe nënën.

Por, para publikimit të këngës nga , Shyhretja më 8 mars publikoi këngën “Je e vetmja”. E në videoklip ajo kishte marrë nënën.

https://www.youtube.com/watch?v=C4Gmzxi1f_8

Lidhur me akuzat që iu bënë, këngëtarja në një intervistë tha “Sahidja (e motrave Mustafa) ka lindur më 1974. Unë kam vjet karrierë sa ka vjet Sahidja. Nuk e kam ndërtu karrierën me skandale sa me marrë ide nga Sahidja. Kjo është shpifje me qëllim me njollos emrin dhe karrierën time. Qëllimi i tyre ka qenë me i bo këngës publicitet me emrin tim”.

Ndërsa, kishte shtuar se qëllimi i këngës së saj ishte ta falënderojë nënën, e jo ta tregojë historinë e saj.

Më vonë, më 12 prill, 8 Motrat Mustafa publikuan këngën me titull “Çika e nanës”, në të cilën nëna e tyre ishte pjesë e klipit dhe këndoi një pjesë të refrenit.

https://www.youtube.com/watch?v=4x7F18BjsVI

Në një intervistë për “Mirage”, Sahidja dhe Safetja kanë dhënë versionin e tyre të ngjarjes.

“Ne këngën e kemi porositur diku ka fundi i shtatorit dhe fillimi i tetorit te Ilir Berani, dhe ai me tha mos e lansoni para vitit të ri se janë disa këngë që janë duke dalë me të njëjtën temë. Ne u dakorduam. Pas takimit më Ilirin ne u takuam me Shyhreten”, tha Sahidja.

E cila shtoi se ia kishte treguar idenë e këngës dhe kohën e publikimit të saj.

“Ne filluam me punu këngën dhe e pamë që në të njëjtën kohë me të njëjtën temë e po ashtu me nënë në klip, ajo e kish lancuar këngën. Tashmë nuk është fjala tek kënga, por është zhgënjimi njerëzor që e merr”, tha ndër të tjera Sahidja.

Megjithatë, ato thanë se vazhdojnë të kenë respekt për Shyhreten, vetëm se janë ndjerë të zhgënjyera nga ky rast. Madje, ishin edhe në babinën që vajza e Shyhretes e organizoi për lindjen e djalit.

Rina Balaj dhe Fero

Dy emra shumë të komentuar në shoubiz gjatë vitit 2019 ishin edhe Fero dhe Rina Balaj.

Që të dy artistët gjatë vitit që e kemi lënë pas kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në karrierën e tyre.

Ata u larguan nga kompania “On Records”, ku edhe kishin filluar karrierën, për të vazhduar si solo artista.

Një gjë që nuk mbeti pa u vërejtur nga syri i publikut ishte edhe fakti se Rina dhe Fero kanë prishur raportet mes vete.

Ani pse nuk kishin folur publikisht rreth kësaj teme, ata kishin larguar njëri-tjetrin nga rrjeti social Instagram.

Për ndryshe, Fero dhe Rina në fillet e para të inkuadrimit në muzikë, realizuan një duet me titull “S’ka konkurrencë”, këngë që ishte pëlqyer shumë nga fansat e tyre.

Kejvina Kthella dhe Françeska Jaçe

Në mesin e personazheve publike që prishën raportet mes vete gjatë vitit 2019 janë edhe Kejvina Kthella dhe Françeska Jaçe.

Ish-velina e “Xing” prishi raportet me ish-banoren e Big Brother, ndërsa arsyeja thuhej se ishte një çantë.

Lidhur me këtë rast, Kejvina kishte thënë “Ty nuk të ka ndodhur ndonjëherë që të kesh pasur një shoqe dhe më pas të mos bëhesh më me të? Ne keni dy drejtime të ndryshme. Ne nuk kemi thënë ndonjëherë që jemi motra. Nuk jemi zënë thjesht vendosëm të mos bëhemi më bashkë”.

Përveç saj, Kejvina gjatë këtij viti prishi marrëdhëniet edhe me Einxhel Shkirën.

Mes tyre ndodhi një sherr në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranëm ku koflikti kishte kaluar në fizik dhe thuhej se ngjarja kishte ndodhur pranë shtëpisë në Einxhelit dhe se në konflikt u përfshi edhe Oriola Marashi.

Në një paraqitje televizive, Einxhel kishte thënë se me Kejvinën prej kohësh kishte marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë.

“Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të veten. Arsyeja ishte banale dhe nuk kishte pse të degjeneronte në sherr, kur mund të zgjidhej njerëzisht ose të evitohej fare. Akoma edhe sot, nuk e kam kuptuar qëllimin e saj, por nga ana tjetër më vjen shumë keq që u përfshiva në një situatë të tillë, si asnjëherë në jetën time dhe që ky lajm u bë publik”, ka rrëfyer Einxhel.

Ndërsa deklarata tjerë e Einxhelit e bëri Kejvinën të reagonte përmes rrjeteve sociale.

“Unë jam shumë feministe, gjithmonë jam përpjekur që femrat t’i ndihmoj, nuk kam xhelozi për asnjë femër. Unë gjithë njerëzit i kam falur dhe nuk ushqej urrejtje për njerëzit. Do më dhimbseshin nëse do vazhdonin edhe ato në zemrat e tyre të ushqenin urrejtje dhe të kishin dëshirën për të më bërë keq”, kishte thënë ajo.

Ndërsa, Kejvina me tone kërcënuese ia ktheu “Hahahaha moj Einxhel Shkira, ça na qenke ti moj? Feministe? Beson me të vërtetë në ato budalliqe që ke thënë? Mos më detyro të postoj ca mesazhe që tregojnë komplet të kundërtën e asaj që ke thënë. Ti s’di punë tjetër o vajzë e dashur përveçse të merresh me jetën e të tjerëve dhe të fusësh intriga e të xhelozosh çdo gjë të bukur. Si të projekti im që ke futur hundët për të prishur punë. Ndërkohë që me mua haje, pije dhe rrije, ça është kjo mbështetje? Mos u shtir zemër, tregoi publikut se kush je në të vërtetë”.

Alketa Vjesiu dhe Arilena Ara

Ndërsa, në fund të 2019-ës, ‘mollë sherri’ mes dy emrave të shoubizit u bë “Festivali i Këngës”.

Në edicionin e 58-të të “Festivalit të Këngës” në Radio Televizionin Shqiptar, triumfoi Arilena Ara.

Por, çmimi i parë dhe votat e jurisë u përcollën me debate të shumta në publik, pasi pretendohej se vendin e parë e meritonte Elvana Gjata, por atë ia pamundësuan dy anëtaret shqiptare të jurisë.

Përmes një postimi, drejtuesja e këtij festivali, Alketa Vejsiu i uroi sukses Arilenës, ndërsa ngushëlloi Elvanën për faktin që nuk kishte dorë në votat e jurisë.

Ky status u bë ‘sebep’ që Alketa dhe Arilena të lëkundin raportet mes vete, ato larguan njëra-tjetrin nga Instagrami. Por, lidhur me këtë gjë, asnjëra nuk u deklaruan në publik.

Ashtu sikurse kudo në botë, edhe në shoubizin shqiptar nuk është e çuditshme kur ndodhin raste të tilla, të prishjes së marrëdhënieve mes kolegëve e miqve të ngushtë në rrethana të ndryshme dhe se nuk është aspak çudi përmirësimi i raporteve mes tyre. /Lajmi

MUND TË JU PËLQEJNË