Zëri i saj unik bëri që të jetë ndër më të pëlqyerat në vend, kurse sharmi dhe eleganca që bartë e bëjnë edhe më të veçantë.

Mimoza Shkodra është ndër këngëtaret më pozitive, të cilën e shohim gjithmonë me buzëeshje në fytyrë, shkruan “Kosovarja”.

Zeshkania bukuroshe është ndër këngëtaret më të komentuara të shoëbizit, e cila po vazhdon të marrë për ditë e më shumë vëmendje me paraqitjet e saj.

E sot për Mimozën është një ditë e veçantë, ajo po feston ditëlindjen e saj të 35-të.

Megjithëse vitet ecin, këngëtarja duket se veç po rinohet, madje lirshmë mund të krahasohet me vajzat e reja.

Këtë e dëshmojnë paraqitjet e saj, energjia dhe pozitiviteti që bartë vazhdimisht.

E me gjithë këtë vullnet Mimoza mbase do të jetojë gjatë!./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË