Shtete të ndryshme nga e gjithë bota kanë shprehur solidarizim me Shqipërinë pas ngjarjes tragjike, ku një tërmet i fuqishëm goditi zonat e Durrësit e të Thumanës, duke shkaktuar dhjetëra viktima e qindra të lënduar.

Dëmet materiale gjithashtu janë të mëdha dhe në këto momente ekipe të ndryshme janë mobilizuar për të nxjerrë e shpëtuar nga gërmadhat persona që besohet që ende të jenë gjallë, shkruan Indeksonline.

Edhe shteti i Zvicrrës është mobilizuar duke dërguar një skuadër të qenëve të shpëtimit nga organizata REDOG për në Shqipëri.

Këngëtarja Mimoza Shkodra përmes një postimi, ka falënderuar Zvicrrën për ndihmën ndaj Shqipërisë. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË