Deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, ka treguar pse e konsideron ish-presidentin Ibrahim Rugova, si burrështetas.

Ai ka përmendur një intervistë të presidentit aktual, Hashim Thaçi, në të cilin ka folur për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Zeka tha se deklarimi i Thaçit për Berishën, se “ani pse ka qenë argat i Millosheviqit, ai prapë e ka falur”, tregon për dallimin mes tij dhe ish-presidentit Rugova.

Madje, Zeka thotë se është gabimi më kardinal i Thaçit, Veselit, Haradinajt, Limës, e shumë të tjerëve.

Zeka thotë se dallimi mes tyre dhe Ibrahim Rugovës, është se ky i fundit nuk e ka falur Sali Berishën, madje shton se nuk ia ka zgjatur as dorën.

MUND TË JU PËLQEJNË