Tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Bërnjak të Rahovecit, dje pasdite.

Shkaktarët e aksidentit , janë mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi në mënyrë të pasigurtë.

Dje ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptare. Si dhe tre të tjerë kanë marr lëndime të rënda trupore të cilët janë duke u trajtuar në spital. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për Obduksion.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka shprehur shqetësimin lidhur me numrin e lartë të aksidenteve që po ndodhin në Kosovë.

Mbi 40 persona kanë gjetur vdekjen në rrugët e Kosovës për vetëm gjashtë muaj të vitit 2019 dhe kjo është shqetësuese sipas IKSHP.

Policia thotë se shkaku më i shpeshtë i aksidenteve është faktori njeri, duke dhënë kështu disa rekomandime për kujdesin në komunikacion.

“Shkaqet janë të ndryshme, por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasi që nuk janë duke u respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, por duke mos munguar as faktori rrugë dhe automjet pasi në shumë vende mungojnë shenjat e komunikacionit dhe veturat e vjetra me mangësi të shumta teknike”, kanë thënë nga Policia.

MUND TË JU PËLQEJNË