Ndonjëherë duket se është më e vështirë dhe sfiduese të rrisësh djem sesa vajza.

Ka shumë faktorë ndikues, por më kryesori ka lidhje me traditën familjare të rritjes së vajzave dhe djemve. Baballarët duhet të kuptojnë sfidat e kohëve moderne të rritjes së djemve.

1. Djemtë qajnë dhe kjo nuk ka asgjë të gabuar
Djemtë dhe për më tepër burrat kanë jetuar shumë gjatë me idenë se ata nuk duhet të shprehin emocionet e aq më tepër dobësinë, butësinë, trishtimin. Por e vërteta është se djemtë qajnë dhe se lotët që derdhin janë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm. Kur djemve u mohohet e drejta për të shprehur këto emocione që njihen si “femërore”, atyre u mbeten vetëm emocionet trdicionalisht “mashkullore” zemërimi dhe agresiviteti. Kjo do të thotë se kur fëmijët nuk shprehen dot për situata të caktuara, ata do të zemërohen dhe do të bëhen të dhunshëm. Baballarët duhet të ndihmojnë djemtë të kuptojnë se nuk është turp të qajnë dhe butësia nuk i përket vetëm femrave.

2. E ardhmja e një djali varet nga ajo që baballarët thonë dhe bëjnë
Djemtë i shohin baballarët si modelet e tyre, për këtë arsye është shumë e rëndësishme që baballarët të tregojnë shumë kujdes se çfarë thonë dhe si veprojnë në prezencë të djemve. Për shembull nëse baballarët përçmojnë gratë, kjo është sjellja që do të mësojnë djemtë. Përkundrazi ndihmojini djemtë të zhvillojnë ndjeshmërinë.

3. Baballarët duhet të qetësohen rreth fitoresËshtë e zakonshme që baballarët të duan të rrisin djem që janë gjithmonë fitues. Por kur fitorja është vendosur mbi çdo gjë tjetër, ajo mund të vendosë një fëmijë nën presion dhe të dëmtojë marrëdhënien baba-djalë. Kjo i bën djemtë të besojnë se baballarët i duan vetëm po të jenë të suksesshëm. Është mirë që prindërit t’i mësojnë fëmijët të fitojnë, por duhet t’i edukoni gjithashtu se dështimi është pjesë e jetës dhe një mundësi shumë e mirë për të mësuar dhe për t’u përmirësuar.

4. Djemtë tërhiqen natyrshëm nga armët
Shumë ekspertë argumentojnë se djemtë dhe burrat janë të prirur biologjikisht të jenë gjuetarë dhe mbrojtës. Sot, nuk ka simbol më të madh të gjuetisë dhe mbrojtjes sesa arma. Pra, duke luajtur me armë, reale apo jo, djemtë zhvillojnë ndjenjën e fuqisë. Por ata nuk e kanë konceptin e rrezikut dhe vdekjes, prandaj duhen mbajtur sa më larg armëve të rrezikshme.

5. Nevoja që babai të aprovojë miqësitë e djalit
Djemtë zhvillojnë miqësi të thella me djem të tjerë. Por në një moment, pritjet kulturore fillojnë të ndeshin miqtë mes tyre. Ndërsa djemtë rriten në adoleshencë, ata fillojnë të kenë frikë se miqësitë e tyre mund të keqinterpretohen si homoseksuale dhe kjo t’i prishi këto miqësi. Baballarët duhet të bisedojnë me djemtë dhe t’i ndihmojnë që këto miqësi të lulëzojnë. Organizoni më shumë takime së bashku.

6. Djemtë kanë më shumë gjasa të diagnostikohen me çrregullimet e hiperaktivitetit
Djemtë kanë më shumë energji, mesatarisht, sesa vajzat. Shkollat dhe mësuesit nuk janë domosdoshmërisht të përgatitur ose të gatshëm për të ndihmuar djemtë të menaxhojnë atë energji në mënyra produktive. Përfundimi? Sjellja e djemve ka më shumë gjasa të kthehet në problem. Në disa raste dalja jashtë, lojërat sportive janë mënyrë e mirë për të shkarkuar këtë energji.

7. Baballarët duhet të ndihmojnë me detyrat e shtëpisë
Të qënit sistematik në shkollë nuk është cilësi që i përket vetëm vajzave. Baballarët mund t’i ndihmojnë djemtë të kuptojnë rëndësinë e arsimit duke bërë detyrat e shtëpisë me ta.

8. Djemtë dhe baballarët duhet të flasin edhe për emocionetHeshtja stoike mes burrave nuk na ka shërbyer asnjëherë për mirë. Është më keq kur kjo heshtje stoike fillon me baballarët dhe djemtë. Është e rëndësishme që burrat të shprehin emocionet e tyre. Të qenit emocionalisht inteligjent vlerësohet jo vetëm në marrëdhënie, por edhe në punë.
Megjithatë, djemtë kurrë nuk do të jenë në kontakt me emocionet e tyre nëse nuk u jepet vend për të folur për to. Ndjeshmëria është çelësi për rritjen dhe formimin e një njeriu të mirë. pernenat.al

MUND TË JU PËLQEJNË