Meshkujt kanë fituar një reputacion se i ekzagjerojnë nivelet e ankesave kur sëmuren, e madje edhe kur e kanë “vetëm gripin”.

Shkencëtarët kanë kryer disa eksperimente dhe kanë konstatuar se femrat mund të kenë sistem më të fortë të imunitetit sesa meshkujt për shkak të hormonit femëror, estradiolit.

Ky hulumtim gjithashtu ka zbuluar se meshkujt përjetojnë probleme më të këqija kur vuajnë nga sëmundjet respiratore. Fakti është se, testosteroni i meshkujve ka një efekt imunosupresiv, i cili mund të ndikojë në performancën e vaksinave të gripit dhe i bën meshkujt më të prirë të kërkojnë ndihmë në spital.

Por, a i ekzagjerojnë në të vërtetë meshkujt ankesat kur e kanë gripin?

Roli që hormonet e luajnë në sistemin tonë të imunitetit është një prej gjërave në të cilat është përqendruar më së shumti ky hulumtim.

Te femrat, estradioli vepron si agjent imuno-mbrojtës, që është arsye se përse ato janë më pak të prira të sëmuren nga gripi apo të ftohen.

Në anën tjetër, testosteroni te meshkujt veproni si imuno-supresor, që i bën ata më të prirë të sëmuren nga gripi dhe në nivel më të lartë sesa femrat.

MUND TË JU PËLQEJNË