Tërmeti i mëngjesit të së martës duket se ka marrë jetët dhe të disa prej njerëzve të afërt të kryeministrit Rama.

Në një postim në rrjetin social, djali i Edi Ramës, Gregor Rama, ka shkruar se mes viktimave të tërmetit të së martës ka dhe persona të afërt me të. Greg Rama shkruan se “njeriu i tij i afërt së bashku me vëllanë e prindërit janë gjetur nën rrënoja.” Lapsi.al mësoi se bëhet fjalë, për një vajzë, e cila prej një kohe të gjatë ishte në lidhje me Gregun.

Ja çfarë shkruan më tutje në rrjetin social Greg Rama:

“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, shkruan djali i Edi Ramës.

MUND TË JU PËLQEJNË