26 janari i këtij viti qe muaji i fatkeqësisë për familjen e Nexhat Dacit.

Nexhat Daci humbi djalin e tij të vetëm Arianin, një humbje e madhe kjo për mbarë familjen, shkruan “Kosovarja”.

E ajo që po e përjeton më së rëndi humbjen e personit të zemrës, është gruaja dhe nëna e dy fëmijëve që la pas Ariani, pra Merita.

Që nga ajo ditë Merita nuk ka rreshtur së treguari edhe publikisht dhimbjen dhe mungesën e të shoqit, me fjalë prekëse që të këpusin shpirtin.

Edhe sot me këto fjalë Merita do t’iu përlot duke shprehur mungesën e të shoqit.

“ Më mungojnë bisedat tona, më ka marrë malli për mënyrën se si flisnin çdo minutë të çdo dite dhe se isha e gatshme të tregoja gjithçka kisha në mendjen time”, shkruan e pikëlluar Merita./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË