Edhe mërgimtarët nga Kosova janë solidarizuar me të goditurit nga tërmeti në Shqipëri.
Në redaksinë e lajmi.net kanë ardhur disa fotografi nga një lexues i cili tregon se disa autobusë me ndihma janë nisur për në Shqipëri.
Ai tregon se autobusët janë nisur nga Dortmundi e Munheni për në vatrat ku është shkaktuar më së shumti dëm në Shqipëri.