Duke qenë se rastet e koronavirusit të ri po rriten dita ditës, njerëzit janë duke bërë të pamundurën për t’u mbrojtur. Ndërsa larja e duarve mbetet metoda më e efektshme, ka hapa të tjerë që të gjithë mund të ndërrmarin për të zvogëluar rrezikun e këtij virusi.

Ekspertët po thonë se është shumë e rëndësishme që përveç masave të tjera, të lani shpesh rrobat dhe peshqirët tuaj. Ata këshillojnë se larja deri në 60 gradë celsius do të ishte e mjaftueshme për të ndaluar zhvillimin e viruseve.

Sa më inxehtë uji aq më mirë.
Sa më e lartë të jetë temperatura në të cilën lani rrobat aq më shumë ka gjasa të zhdukni viruset dhe bakteret. Ekspertët thonë se temperatura jonë e trupit ka një mesatare prej 37 gradë celsius dhe siguron kushtet ideale që viruset dhe bakteret të zhvillohen. Kështu që sipas tyre nëse duam të luftojmë koronavirusin, temperatura e larjes së rrobave duhet të jetë deri në 60 gradë celsius.

Merrni hapat shtesë.
Ekzistojnë disa hapa shtesë që mund të ndërmerrni për të rritur shanset tuaja për të hequr viruset kur lani rrobat. Nxehtësia ekstreme dhe temperaturat e larta mund të ndalojnë shumëfishimin e baktereve. Për këtë mund t’ju ndihmojë tharësja e rrobave, pasi nxehtësia e tharjeve të rrobave, largon edhe papastërtitë më të madha vetëm për 20 minuta.

Lavatriçe të pastra.
Lavatriçja e pastër mund të jetë një nga shpëtuesit tanë kur bëhet fjalë për pastrimin e rrobave. Ekspertët thonë se mund të shmangim edhe më shumë ndotjen e rrobave, duke e pastruar lavatriçen rregullisht me uthull të bardhë në temperaturën 60 gradë celsius.

Merrni detergjentin e duhur.
Ju mund të mendoni se përdorimi i pastruesve shtesë do të pastrojë më shumë rrobat tuaja, por jeni duke vepruar në një mënyrë jo produktive. Për sa i përket kësaj pjesë ekspertët thonë se, sasitë e mëdha të detergjenteve do të krijojnë copëza të mbledhura detergjenti në lavatriçe, të cilat në vend që të pastrojnë papastërtitë, do t’i bllokojnë ato. Në vend të detergjenteve të shumtë, përdorni uthull të bardhë për të zbutur rrobat dhe vajra esencialë për t’ju dhënë atyre një aromë më të mirë.

Dezinfektoni në mënyrë efektive.
Nëse po qëndroni në shtëpi me dikë që është i sëmurë, sigurohuni që të keni pastruar gjithçka. Një këshillë kryesore nga ekspertët është fakti se duhet të përdorni dorashka gjatë pastrimit dhe dezinfektoni çdo gjë të mundshme që prekni. Ndërsa dihet që për të mbrojtur veten, mënyra më e mirë është të lani duart me ujë dhe sapunë, gjë e cila ju kushton vetëm 20 sekonda kohë.

MUND TË JU PËLQEJNË