Shquhen të jenë çifti më i kompletuar dhe më i dalluara në estradën kosovare.

Janë këta Alban Mehmeti dhe Fjolla Svirca, të cilët përbjnë çiftin më të bukur dhe më të veçantë, shkruan Kosovarja.

Për këtë gjë pothuajse pajtohen një masë e gjerë, sepse ngado që shkojnë që të dy kanë adhurues dhe simpatizantë të zjarrtë.

Ndonëse njëri në këndim e tjetri në biznes, kur bëhen bashkë ndezin të gjitha rrjetet, e sidomos kur prezantohen në ndonjë skenë, dëgjohen me qindra duartrokitje vetëm për këta dy.

Kurse në momentin që dalin së bashku, të gjithë i bëjnë sytë katër për të parë se si po duken dhe çfarë kanë veshur.

Dhe po kështu do të ndodhë edhe këtë herë, të cilët përveç që po duken me shumë stil dhe modë, kaq të afruar dhe të dashuruar moti nuk i kishim parë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË