Majlinda Zeka tanimë është një emër mjaft i njohur. Modelja që dikur kishte marrë famë për shkak të lidhjes me reperin Majk, tani ajo po njihet si një ndër femrat më të ndjekura të Kosovës.

Majlinda shpesh ka qenë kryfjalë në mediat rozë e krejt kjo edhe për shkak të linjave, që ka arritur ti perfeksionoj falë përkushtimit në fitnes, shkruan “Kosovarja”.

Ajo po ashtu është edhe nënë e një djali, kujdesin ndaj të cilit e tregon kohë pas kohe edhe publikisht në rrjetet sociale.

Së fundmi, bukuroshja kosovare ka publikuar një imazh në shtrat si për të na dëshmuar se jo më kot edhe ka marrë epitetin edhe si vajza më ‘hot’ e showbizit.

Mbase, përveç kësaj ajo po i tregon edhe ish të dashurit se çfarë ka humbur./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË