Diva e muzikës pop në Kosovë Adelina Ismaili ka bërë urimin e saj të këtij fundviti

Këngëtarja kosovare shihet në një fotografi poshtë bredhit të vitit të ri bashkë me burrin e saj Val Krasniqi dhe djalin e tyre Uliksin.

“Le të jetë vit i dashurisë dhe mbarësisë. Ëndrrave të plotësuara dhe shëndetit. Gëzuar 2020 miq 🎉”, ka qenë postimi i Adelinës poshtë kësaj fotografie në Instagram.

Ndryshe, mbrëmë Adelina foli edhe për atë se pse ajo kishte pauzuar për disa vite nga muzika.

““Ka qenë një thyerje e madhe emocionale kur mami u nda nga jeta. Në atë moment e kam pasur plotësisht të pamundur të jem në skenë e mos t’i kemi dy sytë e mamit që më shohin. Nuk e pashë të arsyeshme të isha në skenë të këndoja”, ka thënë ajo.

https://www.instagram.com/p/B6vsoh7hjqS/?utm_source=ig_web_copy_link

MUND TË JU PËLQEJNË