Pas përleshjes së tyre fizike që ndodhi në Javën e Modës në New York, muajin e kaluar Nicki Minaj dhe Cardi B u panë në pothuajse të gjitha ballinat e medieve.

Lufta mes Cardi B dhe Nicki Minaj ka nisur herët por si duket dyshja kanë gjetur paqe mes njëra-tjetrës dhe më në fund janë pajtuar, shkruan lajmi.net

Kjo bazuar në një postim që Nicki e ka bërë së fundmi në Twitter.

‘’Ok djema, le të përqendrohemi në gjëra pozitive nga sot e tutje. Të gjithë jemi të bekuar. E di që këto gjëra janë zbavitëse dhe për të qeshur për shumë njerëz, por unë nuk do të diskutoj më këto gjëra të pakuptimta. Faleminderit për mbështetjen dhe inkurajimin, vit pas viti. Ju dua!’’ ishin fjalët e saj ndërsa edhe Cardi është pajtuar me këtë postim të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

“Mirë atëherë, le të jemi pozitivë dhe të vazhdojmë! Me sa duket kaq ishte! S’ka më luftë, apo dramë”, ka shkruar më pas Cardi B pranë fotos ku shihen fjalët e Nickit./Lajmi/

MUND TË JU PËLQEJNË