Kishte muaj që ishte zhdukur, pa postuar asgjë në rrjetet sociale e edhe pa lansuar asnjë këngë.Është fjala për Flori Mumajesin, i cili së fundi është rikthyer fuqishëm me një postim në rrjetin social, Facebook, duke i falenderuar fansat e tij për përkrahjen.

“Kam harruar çdo gjë ndoshta, por nuk kam harruar mirënjohjen dhe të jem falenderues gjithmonë ndaj jushë”, ka thënë ai në videon që ka postuar.

Flori ka paralajmëruar që nuk është kthyer fizikisht por do të sjell edhe këngë të reja, sado që ai kohë më parë ka vendosur të largohej.

Motivimin për t’u rikthyer e ka gjetur tek personat të cilët e kanë motivuar dhe e kanë përkrahur.

MUND TË JU PËLQEJNË