Shpesh na ndodh që të kemi probleme me gjumin për shkak të të cilit gjysmën e natës përpëlitemi në krevat dhe zgjoheni të pangopur me gjumë

Nëse edhe ju keni probleme me gjumin dhe nuk dëshironi të merrni ndonjë ilaç i cili do t’ju ndihmojë të flini më shpejt, për ju kemi një truk të cilin e përdorin ushtarët.

Ky sistem i thjeshtë është zbuluar në librin “Relax and Win: Championship Performance” në të cilin është përshkruar metoda e cila ka 96 për qind sukses pas një jave aplikimi.

Sistemi është zbuluar kur ushtarët e kanë kuptuar që shumica e pilotëve të tyre bënin gabime, sepse ishin nën presion dhe të pagjumë. Madje edhe kur nuk ishin në kujdestari, pilotët ishin të lodhur dhe nuk mundnin të flinin mjaft dhe të relaksoheshin.

Stresi i tyre grumbullohej dhe bënin gabime fatale, andaj kjo metodë për ta ka bërë çudira.

Veprimi i parë është që të qetësoni muskujt e fytyrës, duke përfshirë gjuhën, nofullat dhe muskujt përreth syve. Pastaj lëshoni supet, pjesën e parë dhe pjesën e dytë të duarve, merrni frymë dhe relaksoni gjoksin dhe pastaj lehtë lëshoni këmbët duke filluar nga kofshët.

Pas dhjetë sekondash relaksimi të thellë pason veprimi i cili duhet në tërësi t’ju pastrojë mendjen.

Autori i librit rekomandon që të përdorni njërën ndër këto pozita në mënyrë që të qetësoni mendjen dhe të flini.

1. Shtrijuni në një vend të qetë, ndërkaq mbi ju është vetëm qielli i kaltër;

2. Jeni të shtrirë në rrjetë mëndafshi në dhomë të errësuar;

3. Flisni “mos mendo, mos mendo” dhjetë sekonda.

MUND TË JU PËLQEJNË