Alban Skënderaj e ka kujtuar koncertin që e mbajti në Prishtinë.

Alban Skënderaj ka ndarë me ndjekësit disa imazhe, nga koncerti që e mbajti para pak muajsh në Prishtinë.

Në skenë bashkë me Albanin këndoi edhe Miriami, si dhe po aty konfirmuan lajmin se po bëhen prindër për herë të dytë.

Së fundi, Albani ka postuar fotografi nga ky koncert ku shkruan “Kujtime te paharrueshme nga koncerti ne Prishtine ❤️”

Kujtojmë se kantautori ka paralajmëruar një koncert të ri recital, të cilin do ta mbajë më 27 shtator në Tiranë. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË