Tani jemi në sezonin e gripit dhe viruseve gripale.

Kolla është një nga simptomat më dalluese të gripit, që nuk na lë të rrimë e flemë rehat.

Por për ta larguar kollën, ne kemi sjellë një recetë speciale për ju. Ekziston një shurup i bërë në kushte shtëpie që largon kollën torturuese brenda 24 orëve.

Përbërësit për shurupin:

2 gota ujë
1 limon
1 qepë
2 lugë mjaltë

Fillimisht vendosni ujin në zjarr që të vlojë. Më pas priteni qepën në copa të vogla dhe ziejeni për 15 minuta me ujin. Lëreni të ftohët për disa minuta dhe më pas shtoni në të 2 lugë mjaltë dhe përziejeni mirë derisa ai të shkrihet i tëri. Hidhni lëngun e limonit të shtrydhur. Mund ta pini tre herë në ditë dhe do të befasoheni nga rezultati.

MUND TË JU PËLQEJNË