kziston mënyra që enët tuaja të shkrumbuara sërish shkëlqejnë

Nuk ka person i cili gatuan çdo ditë drekën, por që enët së paku njëherë nuk i janë shkrumbuar!

Megjithatë, ekziston zgjidhja që tenxheret dhe tiganët tuaj sërish të shkëlqejnë! Duhet vetëm t’i ndërmerrni pesë veprime:

Veprimi i parë
Merrni enën e shkrumbuar dhe mbusheni me ujë të vluar. Lëreni ashtu një minutë para se ta zbrazni.

Veprimi i dytë
Qitni sodë bikarbonati, aq më parë në vendet në të cilat duhet gërryer.

Veprimi i tretë
Sipër sodës së bikarbonatit qitni kripë deti.

Veprimi i katërt
Mbi sodën e bikarbonatit dhe kripës qitni uthull dhe shikoni si fillon të reagojë.

Veprimi i pestë
Me tel metali gërryeni mirë enën e shkrumbuar, ndërsa mjetet të cilat i keni vënë në enë do të krijojnë pastën e cila në mënyrë efikase do t’i pastrojë enët.

Lëreni pas gërryerjes në atë pastë edhe pesë deri në dhjetë minuta, para se përfundimisht t’i shpëlani me ujë të nxehtë

MUND TË JU PËLQEJNË