Më i keqi analfabet

është analfabeti politik.

Nuk dëgjon, nuk flet

në ngjarje politike pjesë nuk merr.

Ai nuk e di se çmimi i jetës

çmimi i fasuleve, i peshkut,

i miellit, i qirasë, i këpucëve

dhe barnave

nga vendime politike varen.

Analfabeti politik është aq kafshë,

sa shet edhe mend e fryhet si gjel

kur thotë “e urrej politikën”

Por është i trashë dhe nuk e di trapi,

se nga padija e tij politike

çfaqen kurvat, braktisja e të miturve,

grabitësit dhe më i keqi i të gjithë horrave,

që është politikani i pandershëm,

mashtrues dhe i korruptuar,

që lëpin këmbët e ndërmarrjeve kombëtare dhe atyre shumëkombëshe.

 

Bertolt Brecht in 1937

MUND TË JU PËLQEJNË