Këngëtarja nga Shqipëria, Eni Koçi shpeshherë merr gjithë vëmendjen në rrjete sociale.

Eni Koçi së fundmi ka publikuar një fotografi, ndërsa shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër, lëkurë, ku edhe komentet kanë qenë të shumta nga ndjekësit e saj.

Padyshim se nuk kishte se si të mungonte dhe reagimi i Genc Prelvukajt i cili e ka quajtur atë diamant.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj ka vite që janë në lidhje dashurie, ndërsa vitin e kaluar u fejuan në Plavë, ku këngëtari kishte përgatitur gjithçka në detaje për Enin.

Sa i përket muzikës, projekti i saj i fundit mban titullin “Sekreti”, i lanuar në tetor të këtij viti, e deri tani ka arritur të marr afro një milion klikime në Youtube./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË