Ajo ka arritur të marrë vëmendjen e publikut që nga fëmijëria e saj.

Dikur si këngëtare për të vegjël, Adea Pula po vazhdon edhe sot të komentohet në shtypin rozë, edhe pse jo aktive me muzikë, po arrin të përmendet mjaft, shkruan Kosovarja.

Sot ka festë në shtëpinë e saj, pasi Fjolla Pula, motra e saj feston ditëlindjen, ku këtë e ka bërë të ditur Adea përmes një postimi në Instagram.

“Urime ditelindjen ma e dashura ime?. Ti, qe je shoqja ime e jetes, qe me ben krenare cdo dite, me fal lumtuni cdo moment dhe me jep dashuri ne cdo rast.”, e ka nisur ajo urimin e veçantë për më të dashurën e saj.

Por nuk përfundon me kaq, Adea gjithashtu ka zbuluar se së shpejti do të bëhët teze.

“Ti, qe po mban brenda vetes nje krijese te cilin mezi pres ta takoj, sepse bota do te duket me e bukur dhe me e mire, ngase edhe ai do jete nje si TI!, ka vazhduar ajo me lajmin e gëzuar, që po e pret me padurim dhe dashuri. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË