Në treg ka një numër të madh të kremrave të cilët reklamohen pa fund se ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës duke rritur prodhimin e kolagjenit.

Por shumë prej tyre, ndonëse nuk thuhet publikisht, kanë edhe efekte negative në lëkurën tuaj sepse përmbajnë kimikate të ndryshme.

Prandaj na lejoni t’iu tregojmë se ka mënyra të tjera krejt natyrale për ta rigjeneruar lëkurën e fytyrës suaj duke e mbajtur atë të shëndetshme dhe plot shkëlqim, transmeton Klan Kosova.

A e dini se kivi është i bollshëm me vitaminë C që rrit prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson elasticitetin në lëkurën tuaj?

Po! Kolagjeni i jep lëkurës elasticitet dhe fortësi. Gjithashtu luan një rol shumë të rëndësishëm në zëvendësimin e qelizave të vdekura të lëkurës me qeliza të reja të shëndetshme.

Megjithatë, me moshë, trupi prodhon gjithnjë e më pak kolagjen dhe ky është faktori kryesor në zhvillimin e rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes.

Kivi ka veti po ashtu anti-oksiduese që mbrojnë lëkurën nga dëmtimi i radikaleve të lira. Ndërsa prania e vitaminës E në kivi redukton acarimin e lëkurës dhe përshpejton shërimin.

Farat e zeza të kivit ndihmojnë në ndalimin e prodhimit të sebumit dhe kështu ‘vonojnë’ rrudhat e shkaktuara nga mosha.

Përdorimi i këtij fruti kaq të mirë në maskat për fytyrë mund të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj. Prandaj më poshtë po ju sjellim tri maska shumë të mira për lëkurën e fytyrës.

Maska me kivi dhe jogurt

Jogurti ka veti të ngjashme si kivi. Ai është i pasur me acid laktik që ndihmon në largimin e lëkurës së vdekur dhe forcon poret.

Jogurti gjithashtu zvogëlon qeskat e zeza poshtë syve dhe trajton infeksionet e lëkurës.

Kjo maskë fytyre përmban edhe vaj ulliri i cili hidraton lëkurën tuaj më mirë se çdo krem. Gjithashtu mbron lëkurën nga rrezet ultravjollce (UV) të dëmshme.

Produktet që ju duhen:

Gjysmë kivi

1 lugë gjelle jogurt

1 lugë gjelle vaj ulliri

Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?

Qërojeni gjysmën e kivit dhe shtypeni në një enë. Shtoni në enë një lugë gjelle jogurt.

Më pas shtoni edhe vajin e ullirit dhe përzieni mirë të gjithë përbërësit.

Pastrojeni fytyrën me ujë të vakët. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 15-30 minuta.

Pastrojeni maskën e tharë duke e larguar me kujdes. Pastrojeni fytyrën më pas me ujë të ftohtë.

Këtë maskë aplikojeni një herë në javë!

Maska me kivi dhe limon

Limoni ka veti anti-bakteriale dhe është i mbushur me vitaminë C që e bën që të jetë një anti-oksidant i shkëlqyeshëm. Po ashtu ka aftësi që t’i japë lëkurës ngjyrë më të hapur nëse përdoret rregullisht.

Produktet që ju duhen:

Gjysmë kivi

Gjysmë luge gjelle lëng limoni

Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?

Qërojeni kivin dhe shtypeni. Shtoni lëngun e limonit dhe përzieni mirë.

Pastrojeni fytyrën me ujë të vakët dhe lëreni të thahet. Më pas, aplikojeni maskën në fytyrë dhe qafë.

Lëreni derisa të thahet dhe më pas largojeni me ujë të ftohtë.

Këtë maskë aplikojeni një herë në javë!

Maska me kivi dhe banane

Bananet përmbajnë kalium dhe vitaminat E dhe C të cilat ndihmojnë që të keni lëkurë të shëndetshme dhe pa rrudha.

Jogurti që po ashtu është pjesë e kësaj maske përmban acid laktik që hap poret dhe ndriçon tonin e lëkurës.

Produktet që ju duhen:

Gjysmë banane

Gjysmë kivi

Gjysmë luge gjelle jogurt

Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?

Qërojeni gjysmën e bananes dhe shtypeni. Më pas, qërojeni gjysmën e kivit dhe shtojeni tek bananja e shtypur paraprakisht.

Shtoni jogurtin. Përzieni të gjitha bashkë derisa të krijohet një masë homogjene.

Pastrojeni fytyrën me ujë të vakët dhe lëreni të thahet. Aplikojeni maskën dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta.

Pastrojeni maskën duke e larë fytyrën me ujë të vakët.

Këtë maskë aplikojeni një herë në javë!

MUND TË JU PËLQEJNË