Ministria e Shëndetësisë, ndërlidhur me fillimin e prodhimit të maskave nga një biznes prodhues në komunën e Gjakovës, deklaron se produktet e tilla nuk janë pajisje medicinaleSipas kësaj ministrie ato nuk kanë certifikatë që garantojnë standardet e cilësisë e të prodhimit si pajisje medicinal.

“MSh deklaron se nuk është në kompetencë të saj dhe as të njësive të saj vartëse ndërmarrja e ndonjë veprimi në raport me këtë veprimtari të subjektit prodhues”, thuhet në kumtesë.

“Çështja e subjekteve prodhuese është më tepër në përgjegjësitë e Ministrisë së Ekonomisë dhe mekanizmave mbikëqyrës e zbatues të saj.

Prandaj, MSh shpreson që kjo çështje të adresohet në mënyrën adekuate në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa e cenuar afarizmin brenda kuadrit ligjor të subjektit afarist”

MUND TË JU PËLQEJNË