Maskat me bazë kryesore janë hidratuese, ushqyese dhe ideale për fytyrat e thata, me yndyrë dhe mikse. Gjithçka që duhet të bëni është të shtypni bananen derisa të bëhet si pelte dhe ta aplikoni në fytyrë, por ndryshojnë përbërësit për tipet e ndryshme të lëkurës, ndaj gjeni më poshtë maskën që ju përshtatet juve.

Maskë me banane për fytyrat e yndyrshme

Kjo maskë do të mbajë nën kontroll prodhimin e yndyrës duke e përthithur këtë të fundit !

Përbërësit:

Një banane mesatare

Një lugë gjelle mjaltë

Një lugë çaji lëng limoni
Përziejini përbërësit derisa të arrihet një masë homogjene dhe aplikojeni maskën në fytyrë për 15 minuta.

Maska për fytyrën e thatë

Duke patur një fytyrë të thatë, hidratimi është ajo për të cilin keni nevojë!

Përzierja e bananes me avokadon e cila është e pasur në acide yndyrore do të hidratojë në nivel qelizor lëkurën tuaj. Pas aplikimit të parë të kësaj maske do të shihni sesa e butë do të ndihet fytyra juaj.

Ajo që duhet të bëni është thjesht të përzieni gjysmë avokado e gjysme banane dhe këtë pastë ta aplikoni në fytyrë !

Maskë për fytyrat e ndjeshme

Përbërësit e mëposhtëm përfshirë bananet do të qetësojnë lëkurat e irrituara pas një trajtimi estetik apo pas ngacmimit të puçrrave

1 banane

¼ e gotës me kos

2 lugë çaji mjaltë

Përzieni të gjithë përbërësit e mësipërm dhe maskën aplikojeni si të gjitha maskat e tjera.

Maska për fytyrat e pritura ndaj akneve

Kjo maskë do të lehtësojë inflamimin e lëkurës e do të qetësojë puçrrat aktive nën lëkurë

1 banane e shtypur

½ lugë çaji me sodë buke

¼ lugës me shafran Indie

Aplikojini mirë përbërësit derisa të përzihen me njëri-tjetrin dhe aplikojeni maskën në lëkurën për 10 minuta.

Shpëlajeni me ujë të vakët dhe hidratojeni me një krem.

MUND TË JU PËLQEJNË