PR-i dhe reklamimi i shkëlqyer i produkteve higjienike na inkurajojnë të besojmë se metoda e vetme efektive për flokët janë ato që shihen në raftet e dyqameve.

Megjithatë, ka shumë produkte natyrale për të trajtuar flokët. Në mesin e këtyre, pa dyshim është maska me aspirinë, nëpërmjet të cilës mund të arrihet një rritje e përshpejtuar e flokëve dhe parandalim i rënies së tyre.

Kjo, pasi medikamenti në fjalë pastron thellë flokët dhe heq kërpudhat që shkaktojnë zbokthin dhe thatësinë. Njëherësh edhe nxit qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës, duke rritur oksigjenimin qelizor për t’i bërë flokët të rriten pa vështirësi.

Përveç kësaj, ajo ka një veprim eksfoliat, që ndihmon eliminimin e qelizave të vdekura për të përmirësuar thithjen e lëndëve ushqyese dhe për të forcuar folikulat.

Sido që të jetë, në paragrafët e mëposhtëm do gjeni përbërësit dhe udhëzimet mbi përgatitjen e kësaj maske.

Përbërësit:

-3 aspirina.

-3 lugë shampo (30 g).

Përgatitja:

Së pari, vendosni tre aspirinat në një enë dhe shtypini ato, duke i kthyer në pluhur. Më pas shtoni 3 lugë të shampos tuaj të zakonshme dhe përziheni me aspirinë derisa të merrni një masë homogjene. Pas kësaj lagni flokët dhe aplikojeni produktin në gjithë gjatësinë e tij. Lëreni të veprojë për 5 minuta dhe lajeni si zakonisht.

Kujdes: Efektet e këtyre trajtimeve me aspirinë mund të ndryshojnë nga personi në person. Në një javë ju do të vini re përfitimet e para, intensiteti do të varet nga lloji i flokëve dhe zakonet e jetës. Për të marrë rezultatet më të mira, ju sugjerohet ta përsërisni shpesh trajtimin dhe të rritni konsumin e ujit dhe ushqimeve të pasura me biotinë, vitaminë E dhe proteina.

MUND TË JU PËLQEJNË