Zëvendësministri i Arsimit Jusuf Thaçi ka folur lidhur me procesin mësimor virtual, i cili për shkak të masave preventive ndaj koronavirusit, pritet të zhvillohet online me nxënësit.
Thaçi ka sqaruar në detaje se si pritet të zhvillohet procesi i tillë mësimor, ndërsa përmendi që tashmë ka nisur veçse planifikimi online i njësive mësimore për disa klasa, njofton Klan Kosova.