Në tetor të vitit 2017 kosovari 45 vjeçar ka bërë kërkesë në Zyrën Kantonale për Migracion në Solothurn për t`i sjellë në Zvicër tre fëmijët e tij më të vegjël të cilët i ka së bashku me gruan e tij të parë.

Ata do t`i sillte te bashkëshortja e tij e tashme, një shtetase çeke.

Gjykata Administrative ka vendosur që kosovari duhet të braktisë Zvicrën pasi që ka konstatuar se ai ka bërë shkurorëzimin fiktiv me gruan në Kosovë për të lidhur pastaj më shumë se një martesë fiktive në Zvicër.

Me veprimet e tij ai i ka “ka sjellë vet” autoritetet në gjurmët e veta, shkruan “Solothurner Zeitung”.

Në tetor të vitit 2017 kosovari 45 vjeçar ka bërë kërkesë në Zyrën Kantonale për Migracion në Solothurn për t`i sjellë në Zvicër tre fëmijët e tij më të vegjël të cilët i ka së bashku me gruan e tij të parë. Ata do t`i sillte te bashkëshortja e tij e tashme, një shtetase çeke, transmeton albinfo.ch.

Dhe ky veprim i tij i bëri autoritetet të dyshojnë, pasi që dy fëmijët më të vegjël të tij kishin lindur në vitin 2006 respektivisht 2011, kohë kjo kur ushtruesi i kërkesës nuk ishte i martuar më me kosovaren por me një shtetase austriake.

Martesa në fjalë atij i kishte mundësuar qëndrim të përhershëm në shtetet e BE-së. Ndërsa nga gruaja e tij kosovare me të cilën ka pasur pesë fëmijë, ai është shkurorëzuar që në vitin 2003.

Të nxitur nga dyshimet, autoritetet zvicerane angazhuan në Prishtinë menjëherë dy delegacione nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë. Njërin e çuan në shtëpinë në të cilën jetonte zyrtarisht ish gruaja ndërsa tjetrën, në shtëpinë e nënës së ushtruesit të kërkesës.

Ajo që gjetën ishte interesante: gruaja fare nuk banonte në adresën zyrtare. Ajo, me fëmijët e saj vazhdon të jetojë në shtëpinë e nënës së burrit, nga i cili zyrtarisht ishte shkurorëzuar 15 vite më parë, përcjell albinfo.ch. Për të qenë rrëfimi edhe më pikant: po atë ditë burri kishte qëlluar te “ish” gruaja.

Autoritetet nga Ambasada Zvicerane gjetën aty një dhomë normale gjumi të çiftit. Ndërsa në adresën zyrtare të gruas ata në dhomat që pretendohej se ishin të saj, gjetën vetëm fotografi të të afërmve por jo edhe të fëmijëve të saj. Në kontrollimet e mëtejshme shtëpia në adresën zyrtare ka rezultuar e zbrazët.

Pasoja e gjithë kësaj për burrin në Zvicër ishte: Zyra për Migracion e Solothurnit tash jo vetëm që i ka hedhur poshtë atij kërkesën për bashkim familjar (sjelljen e fëmijëve në Zvicër) por po ashtu ia ka anuluar edhe të drejtën e qëndrimit të tij në Zvicër.

Gjykata Administrative e ka konfirmuar këtë vendim, siç mund të lexohet në një vendim të saj të publikuar pak ditë më parë, transmeton albinfo.ch. Në argumentimin e tyre, gjyqtarët veç tjerash thonë: “Që një grua pas dështimit të një marredhënieje dhe pas shkurorëzimit pasues vazhdon të jetojë te vjehrra, do të konsiderohej si diçka shumë e jashtëzakonishme edhe në Zvicër. Ndërsa në strukturat tradicionale shoqërore që mbretërojnë në Kosovë, kjo gjë praktikisht duhet parë si diçka e përjashtuar”.

Për ta, çështja është e qartë: burri është shkurorëzuar vetëm në mënyrë fiktive nga gruaja kosovare dhe pastaj është martuar vetëm fiktivisht po ashtu me gra që kishin një pasaportë të BE-së (pas austriakes nga e cila ai u divorcua në vitin 2016, u martua me një grua çeke, me të cilën u vendos në Zvicër në vitin 2016).

Si dëshmi për ekzistimin e një martese fiktive, autoritetet e kanë vlerësuar rrethanën se bashkëshortja e re e burrit as nuk ka qenë me të ndonjëherë në Kosovë dhe as i ka njohur fëmijët të cilët ai donte t`i sillte për të jetuar bashkë me të në Zvicër.

Kosovari nga ana tjetër thotë se te ish gruaja e tij në Kosovë kishte kthyer vetëm pasi që ish martesa ishte prishur tashmë. Kështu, ai tash jeton i lumtur në martesën e tretë.

Ai është ankuar se punonjësit e ambasadës në raportin e tyre kanë shënuar të dhëna të gabuara dhe se ai nuk ka pasur mundësi asnjëherë që të shprehej lidhur me këtë raport, përcjell albinfo.ch.

Por gjyqtarët e Solothurnit nuk kanë treguar mirëkuptim për deklarimet e tij. Ndërsa faktin se ai në Zvicër është i punësuar te vëllai i ish gruas së tij kosovare, ata e shohin si një dëshmi më tepër se divorci me të kishte qenë fiktiv.

Përfundimisht, autoritetet dhe gjyqtarët kanë ardhur në përfundimin se 45 vjeçari, “martesën me gruan e tij të tretë e ka lidhur vetëm për të siguruar një leje qëndrimi”.

Kosovari duhet të paguajë 1500 franga në emrin e shpenzimeve procedurale. Ai ka të drejtë ankese në Gjykatën Federale.

MUND TË JU PËLQEJNË