Marina Vjollca prej disa muajsh po drejton spektaklin “Klanifornia Show”, ku jo vetëm prezanton, por ndonjëherë bëhet edhe pjesë e skeçeve.

Këtë herë ajo i është bashkuar grupit të grave të forta, të cilat protestojnë për të drejtat e tyre, ndërsa kanë rrëfyer gjatë spektaklit problemet që kanë me vjehrrin dhe vjehrrën.

Sigurisht që rradha i ka ardhur edhe Marinës për të treguar problemet e saj me prindërit e burrit.

Moderatorja duke qeshur dhe gjithë humor thotë se kur i vjen vjehrra në shtëpi qëndron tre muaj dhe kur e pyesin se përse është kaq e lumtur, ajo thotë se nesër ikën, është dita e fundit.

MUND TË JU PËLQEJNË