Prej se është kthyer në ekranet televizive, Marina Vjollca është më aktive në rrjetet sociale, ku publikon imazhe që vënë në plan të parë dukjen e saj.

Prezantuesja e popullarizuar bëri një pauzë nga karriera dhe tashmë është rikthyer me emision televiziv, ndërsa është e kujdesshme edhe kur është fjala për veshjen e saj.

Çdo fundjavë, ajo vjen me pamje që josh interesimin e fansave të saj të shumtë që e përcjellin përmes ekranit dhe ndjekësve në rrjetet sociale.

Në profilin e Marinës në Instagram, ku numëron mbi 1.1 milion ndjekës, biondja e famshme ka shpërndarë fotografi me pamjen e saj të re.

E veshur me një fustan të kuq të shkurtër, bukuroshja ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga admiruesit e saj. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË