Bukuria e burrave është e vështirë për t’u përshkruar me fjalë, por ndonjëherë kjo lloj bukurie sensuale e fshehur është e përbërë nga gjëra të vogla që e bëjnë një burrë të veçantë dhe të parezistueshëm.

Ja detajet që përbëjnë një imazh të tillë:

SYZET

Edhe pse i kemi evituar djemtë që dukeshin ‘të urtë’ kur ishim çupëlina, syzet sot janë një detaj perfekt mode që tërheq gratë. Syzet e përzgjedhura me shije, japin përshtypjen e njeriut me eksperiencë, pjekuri dhe inteligjencë, anë të cilave, rrallë herë një grua mund t’i rezistojë.

MJEKRA E PARRUAR

Nuk është vetëm mjekra, por paraqitja rebele dhe mosko këçarëse e një burri që, me veshjen e duhur dhe sjelljen kurajoze, tërheq gjithnjë një grua me joshen e tij sensuale.

THINJA

Shumë gra mendojnë se thinjat e një burri janë një detaj shumë sensual. Richard Gere është një ndër meshkujt më jos hës të planetit që ka patur këtë look që në rininë e tij dhe ende arrin të jo shë gratë, pavarësisht moshës që ka. Edhe pse, gjithnjë e më shumë burrat ditët e sotme i lyejnë flokët për të mbyluar shenjat e para të pleqërisë, gratë preferojnë një burrë me thinjë, në vend të një burri me paraqitje artificial, pa shenja pleqërie.

MUND TË JU PËLQEJNË