Një makinë e tipit Mercedes Benz është shkrumbuar nga flakët këtë pasdite në afërsi të qendrës së Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur pranë urës së “Tabakëve” në unazën e kryeqytetit.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lëdnuar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit kanë ardhur në vendngjarje për të shuar flakët.

Pas disa minutash zjarri është fikur, ndërsa nga ana tjetër trafiku është rënduar.

Deri më tani dysohet se një shkëndijë elektrike mund të jetë bërë shkas që makina të marrë flakë.

MUND TË JU PËLQEJNË