Siç është bërë e ditur, modelja shqiptare, Majlinda Zeka, ka ditë që është larguar nga temperaturat e pafavorshme që po mbretërojnë në vendin tonë.

Ajo po kalon ca ditë pushimi në vendin më të frekuentuar, Budva, e që jo rrallë herë zgjedh këtë destinacion përrallor për të pushuar, pasi nuk duron edhe aq të ftohtit, shkruan Kosovarja.

Prej kur ka shkuar nuk kanë munguar fotografitë e realizuar e të lëshuara në rrjetet e saj sociale, ku edhe po karakterizohet si një vajzë e bukur, e lakmueshme dhe gjithmonë në top formë.

Për modelen të gjithë e dimë se ngado që shkon ka afër Roanin, pasi që kujdeset jashtëzakonisht për të, madje ka raste kur e shohim edhe me të në pushime.

Por, këtë herë nuk ndodhi kështu pasi ajo zgjodhi që ta lërë në shtëpi, duke udhëtuar pa të dhe duke na shtuar etjen për të ditur se me kë vërtetë ndodhet atje.

Po e shoqëron ndonjë kush, apo çfarë është duke përzier këtë herë Majlinda… /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË