Majlinda Kryeziu, pa mëdyshje, është këngëtarja e veçantë e muzikës shqipe, emri dhe zëri i së cilës është bërë i njohur dhe i pëlqyer gjithandej trojeve shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Vokali i saj është vlerësuar fuqishëm nga publiku dhe kjo e ka bërë që këngët e saj të bëhen të pëlqyera dhe hite.

E mirënjohura edhe e dasmave e ahengjeve të shumta, së shpejti vjen edhe me një këngë, e cila, pa dyshim, do pëlqehet nga artdashësit gjithandej ku do dëgjohet.

Shkurt, Majlinda është e pandalshme. Por, përherë sikur dëshiron të suprizojë jo vetëm fansat e saj me këngë e klipe të reja, sikur me këtë rast…

Kënga e saj më e re, me titull “Faji është me mu”, e realizuar edhe me klip, do plasohet nesër.

Ja pak sekuenca nga klipi i saj më i ri…

Durim deri nesër në mbrëmje! /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË