Jo pak artistë nga Kosova jetojnë e veprojnë nëpër shtete të ndryshme të botës. Dhe, shumica prej tyre, jo që e kanë harruar Kosovën, por as profesionin me të cilin janë marrë më herët.

Përkundrazi, me këmbëngulësi e vazhduan, duke mos i devijuar vlerat dhe traditat prej kah kanë ardhur.

E, njëra nga ta është Majlinda Kryeziu, shkruan Kosovarja, e cila ka vite që jeton në Suedi.

Pa dyshim, se emri i saj është shumë i njohur gjithandej. Të njohur e bënë këngët e shumta të saj , të cilat i dëgjojmë shpeshë në radio e televizionet tona.

Ju kujtojmë se, Majlinda dëgjohet dhe përcillet nga audienca e shumtë në të gjitha trojet shqiptare , tek jehojnë këngët hite të saj , si : ‘Fol fol o sherr ‘, ‘ nëna më ngushëllon’,’ dashuria ime e vjetër’,’ unë po luaj e ti vuaj’ e shumë të tjera , të cilat vecohen edhe për vokalin saj muzikal, të cilën e bënë edhe më të dashur dhe të kërkuar edhe nëpër shumë mbrëmje, dasma e ahengje familjare në vend e në diasporë.

Majlinda vecohet edhe për reportarin e saj të gjërë , me të cilat krijon atmosferë të paharruar kudo që dëgjohet zëri i saj.

Klipi i saj i fundit , ‘ A e din’ , edhe pse i lansuar këto ditë , shumë shpejtë u bë hit dhe i pëlqyuer jo vetëm nga adhuruesit e saj.

E, se është kështu, dëgjoni në vazhdim këngën e saj të realizuar së fundi.

Dëgjim të këndshëm pra / Kosovarja /

MUND TË JU PËLQEJNË