Majlinda Zeka e cila u bë emër i njohur fal të dashurit të saj Majk, ka mbledhur pas vetës një numër të madh fansash.

Ajo njihet për linjat perfekte të trupit dhe dallohet me një bukuri joshëse, shkruan “Kosovarja”.

Andaj edhe nuk heziton ti shfaqë para të tjerëve me krenari. Ndonëse shumëkush do donte ta kishte në krah, bukuroshja akoma po qëndron beqare.

Zeshkanja bukuroshe shihet shpesh duke u argëtuar me shoqeri dhe duke shijuar jetën e natës.

E për djalin e saj simpatik Roanin, Majlinda nuk kursen asgjë, duke ia plotësuar të gjitha dëshirat dhe nevojat.

Ajo ka një lidhje të veçantë dhe të pakrahasueshme me të, andaj edhe e merr me vete pothuajse në të gjitha rastet.

E si shumë fytyra të njohura publike edhe Majlinda ka realizuar foton e fundvitit me të birin.

Të veshur në pizhama ajo bashkë me Roanin pozojnë kaq këndshëm pranë bredhit.”Me and my baby❤️🥰”, ka shkruar ajo krahas imazhit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË