Dua Lipa është mjaft e pranishme në koncerte dhe festivale të ndryshme.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është prezente pothuajse në të gjitha festivalet, shkruan lajmi.net

Mbrëmë ishte pjesë e festivalit të Kanës në Francë me ç’rast nuk ngurroi të sjell imazhe nga atje. Me një fustan të shkurtër elegant dhe me dekolte të hapur, Lipa u shfaq tejet atraktive dhe e veçantë.

Artistja 23 vjeçare deri më tani shquhet për projektet e njëpasnjëshme që ka sjell për fansat të cilat janë shndërruar gjithnjë në hite.

Nga ana tjetër, ajo nuk ka lënë anash as koncertet ku gjatë kësaj vere kishte një numër të madh të tyre.

MUND TË JU PËLQEJNË