Kryetari i Komunës së Gjilanit ka treguar se si janë infektuar 11 personat e shpallur sot pozitiv me koronavirus.

Sipas Hazirit 11 antarët e një familje janë infektuar nga kontakti që kishin me një familjare që kishte ardhur nga Gjermania, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu Haziri ka apeluar te qytetarët që të mos kenë shqetësim pasi që kanë marrë veprime e nevojshme.

Postimi i plotë:

Lajm i keq për familjen Shaqiri dhe Gjilanin.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sapo na njoftoi se nga të gjitha mostrat e marra sot në Gjilan, përkatësisht në Zhegër, Kravaricë, Cerincë e Vrapçiq, 11 anëtarë të familjes Shaqiri (Vrapçiq), si pasojë e infektimit nga anëtarja e familjes e cila ka ardhur nga Gjermania, fatkeqësisht rezultuan pozitivë me #Covid19.

Apeloj qytetarët që të mos kenë kurrëfarë shqetësimi sepse kemi marrë veprime për karantimim të plotë dhe menaxhim të situatës në vendet e prekura.

Duhet të potencohet se Zhegra nuk e ka asnjë rast të ri pas testit të dytë sot, dhe pjesa tjetër e komunës është e paprekur.

Faleminderit shumë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan për profesionalizimin e madh dhe falë angazhimit të tyre, është bërë lokalizimi shumë i shpejt, në momentin e zbulimit të rastit të parë.

Me mbështetjen tonë dhe ndihmën e Zotit, familja Shaqiri do ta përballojë këtë situatë më lehtë!

MUND TË JU PËLQEJNË