Lulja dhe Lirimi njihen te publiku si çifti që i kanë sjellë atyre postime e video interesante, të gjitha nga përditshmëria e tyre të liruar prej të gjitha komplekseve.

Por, ditë më parë ndryshoi shumëçka në jetën e tyre. Lulja ishte diagnostifikuar me sëmundje të rëndë , e cila u detyrua të lë vajzën dhe bashkëshortin për tu shëruar në Bruksel, shkruan “Kosovarja”.

Pas disa ditëve, kimioterapi mjekët ia lejuan Lules ti rikthehet familjes. E natyrisht që çastet emocionuese nuk munguan, kështu duke përcjellur lot e dhimbje edhe te të gjithë ata që e njohin çiftin.

Tani Lulja i është rikthyer për momentin përditshmërisë, ajo ka dëshmuar se është një shembull i një gruaje të fortë që po e mposhtë edhe sëmundjen.

Përderisa, ndodhet në gjirin familjar, Lulja ka shkrepur një ‘selfie’me Elenën e saj bukuroshe, ku nënë e bijë po duken thjesht të mrekullueshme./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË