Para pak ditësh, Luana Vjollca festoi ditëlindjen, por edhe pse një ditë shumë e veçantë për të, ku në fakt duhet të mendonin të tjerët për surprizë për Luanën, këtë herë mendoi ajo që ti bënte surprizë të gjithëve.

Në ditën e saj të shënuar Luana publikon klipin e rrallë që mban titullin “Ti Amo”. Klipi është xhiruar brënda 3 minutave, pa prerje të momenteve të xhirimit.

Fillimisht u mendua se kjo këngë s’do pritej mirë nga fansat dhe kjo u vu re nga komentet e shumta negative që mori në rrjetet sociale , por siç duket ndodhi krejt e kundërta.

Në vetëm pak ditë nga publikimi, kënga “Ti Amo” e Luanës është numri 1 si “trending” në vendin tonë, pra është kënga që po dëgjohet më shumë në YouTube nga dëgjuesit shqiptarë.

MUND TË JU PËLQEJNË