Luana Vjollca ka sjellë pamje nga prapaskenat e klipit “Ti Amo”.

Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, e cila ishte shkrepur gjatë xhirimeve të klipit të fundit.

Këngëtarja ditë më parë, me rastin e ditëlindjes publikoi këngën “Ti Amo”, të cilës ia kishte bashkëngjitur edhe videoklipin.

Në foton që e postoi në Instagram, Luana shkëputi një skenë nga klipi i fundit, ku shihet teksa disa vajza po kujdeseshin për rregullimin e flokëve të saj.

Ajo ka veshur një bluzë të bardhë dhe xhinse, ndërsa po buzëqeshte. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË