Dy motrat e famshme të ekraneve shqiptare, Luana dhe Marina Vjollca, kanë qëndruar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Biondet e popullarizuara i kanë përdorur profilet e tyre në rrjetet sociale duke ndarë imazhe me fansat e tyre nga vizitat që u kanë bërë vendeve të ndryshme, duke përfshirë atraksionet në Abu Dhabi dhe Dubai.

Natyrisht se në fotografitë e publikuara, krahas bukurisë së lokacioneve të veçanta që i kanë vizituar, ato e kanë vënë në plan të parë bukurinë e tyre.

Disa prej fotografive i kanë postuar, prezantueset i kanë shoqëruar edhe me përshkrime të ndryshme.

Vlen të theksohet se dy motrat Vjollca janë drejtuese të emisioneve shumë të shikuara të televizione rivale në Shqipëri.

MUND TË JU PËLQEJNË