Motrat Vjollca kanë zgjedhur Dubain për të filluar vitin e ri.

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca e cila është pjesë edhe e skenës muzikore, në fillim të Vitit të Ri, po shijon pushimet në Dubai.

Luana ka rrëmbyer vëmendje me një fotografi atraktive të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës.

Ndërkohë, edhe Marina Vjollca po kalon disa ditë pushimi në Dubai.

Ajo po shoqërohet nga bashkëshorti i saj Getoar Selimi, motra Luana Vjollca dhe nga atje po ndajnë fotografi të ndryshme.

Së fundmi Marina ka pozuar pranë një vetura super luksoze e cila duhet se është ‘Lamborghini’.

MUND TË JU PËLQEJNË