Një burri në Kinë i është verbëruar përkohësisht njëri sy, pasi që ka luajtur gjatë gjithë natës në telefonin e tij.

Pacienti thuhet se qëndroi para ekranit të vogël të telefonit tërë natën dhe të nesërmen kur u zgjua ai e kuptoi që kishte humbur shikimin në syrin e tij të majtë, thanë mjekët nga Shenzhen.

Burri vuajti nga një hemorragji në syrin e tij pasi retina e tij sipërfaqësore kishte shpërthyer, shkruan Daily Mail.

Ai është trajtuar me operacion lazer dhe ka gjasa të shërohet brenda një muaji.

MUND TË JU PËLQEJNË