Loredana Zefi sot feston ditëlindjen.

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, sot më 1 shtator feston ditëlindjen e saj të 24.

Me këtë rast ajo ka pranuar urime të shumta, e edhe dhuratat e ndryshme e festa nuk kanë munguar.

Loredana njihet si një prej emrave të suksesshëm të estradës e cila karrierën muzikore e ka startuar me shumë përkushtim dhe njësoj po vazhdon edhe sot kur shumë media vendore e të huaja po ia lakojnë emrin.

Ajo është e martuar me reperin kosovar, Mozzik me të cilin kanë edhe një vajzë.

MUND TË JU PËLQEJNË