Reperja Loredana ka arritur të jetë në qendër të vëmendjës nga mediat rozë tash e disa muaj, e cila po përfolet shumë si për sukseset e saj në karrierë poashtu edhe për jetën private.

Pas ndarjes nga bashkëshorti Mozzik, vajza e tyre Hana është nën përkujdesjen e nënës, shkruan Kosovarja.

Loredana përvec që është shumë e përkushtuar në profesionin e saj, ajo po tregon që është edhe një nënë e përkushtuar ndaj vajzës Hanës me të cilën ndan imazhe e video të ndryshme në rrjete sociale.

Së fundmi Loredana ndau një video në të cilën shifet Hana duke lozur me nënën e që të dyja po duken shumë të lumtura krahë njëra-tjetrës.

Kjo është dashuria më e sinqertë, nënë e bijë, apo?/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË