Emri i saj ka qenë më i komentuari në showbiz ditët e fundit.

Loredana Zefi dy ditë më parë ka udhëtuar për në Kosovë bashkë me partnerin e saj, reperin Mozzik.

Rep-artistja me të ardhë në Kosovë mbajti një konferencë për medie, ku tregoi versionin e saj lidhur me akuzat që po i bëhen nga një çift zvieran.

Çifti në të 50-at po e akuzojnë Loredanën për marrjen e 700.000 frangave me kërcënim, mashtrim dhe detyrim, ndërsa kjo e fundit tha se paratë janë me vullnetin e plotë të tyre.

Megjithatë, Loredana dje nisi xhirimet e klipit, kui edhe solli disa imazhe në rrjete sociale.

Sot, ajo publikoi një fotografi të re, në të cilën shfaqet duke u përgatitur për pjesën tjetër të xhirimeve. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË