Loredana kohëve të fundit është emri më i komentuar në mediat rozë.

Sidomos që nga dita kur ajo ka ndarë rrugët me Mozzikun po vazhdon të përcillet për çdo lëvizje, shkruan “Kosovarja”.

Personi i vetëm me vlërë është vajza e saj HAna e cila sot feston ditëlindjen e parë.

E në urimin për të Loredana ka bërë një shkrim të gjatë dhe mjaft prekës, duke i shprehur të gjitha vuajtjet dhe gëzimet që ka përjetuar gjatë këtij viti.

Ky është postimi i saj i plotë:

”E pabesueshme se sa shpejt shkoj 1 vit.

Si ishte jeta ime në këtë vit? Nëna ime kishte kancer dhe mbijetoi. Babai ishte gati duke vdekur kur une isha bërë pjesë në akuzat për mashtrim.

Ai gati vdiq, dhe kështu më pas erdhi edhe ndarja ime me Mozzik! A dëshiron të tregoj se çfarë viti kisha? Të mërzitshëm por në tjetrën anë edhe viti më i mirë që kam pasur sepse ti HANA ekziston.

Unë shpesh mendoj nëse jam duke bërë çdogjë në mënyrë të duhur, a është kaq e rëndësishme të bësh shumë para nëse jeta jote është diçka e kufizuar? Ne jetojmë me idenë se çdogjë mund të përfundojë të nesërmen!

Por si mund të ti plotësoj të gjitha dëshirat tua që nuk kanë të bëjnë me dashuri? Kush do blejë një qen të vogël nëse dëshiron ta kesh?

Kush do paguaj një vizitë tënde në kopshtin zoologjik nëse dëshiron të shohësh kafshët?

Si mund t’i përballoj të gjitha këto shpenzime nëse nuk mundohem të bëj milionat tani?

Ndoshta ty nuk të duhen milionat për të shkuar në kopshtin zoologjik, por milionat do mund të sigurojnë një shtëpi? Ty to të duhen paratë dhe kështu do jesh e lirë, dhe nuk do mbahesh te askush!

Ti nuk do e dish asnjëherë se çfarë të pret në jetë! Ndoshta kur do të martohesh, të bësh një fëmijë dhe do mbetesh e vetme me fëmijën tënd? Si do jetë jeta yte, rrahja e zemrës, e fryma yte.

Dhe ndoshta nuk do kesh para të paguash as qeranë dhe do duhesh të mbështetesh te burri yt që do të nënshtroj vetëm që të ofrojn një shtëpi për fëmijën tënd?

Mos ma merr për të keq, unë të uroj të kudërtën e asaj që më ka ndodhur mua. Unë kurrë nuk kam menduar se do martohem, ndahem dhe do mbetem një nënë beqare, por a dëshiron të jem e sinqertë? Unë mund ta përballoj lehtë, unë punoj dhe shfrytëzoj çdo sekond me Hanën, për këtë arsye, urime ditëlindjen Hana dhe tani mund të vish në TOUR 2020!”, shkroi ajo

MUND TË JU PËLQEJNË